Policia e Elbasanit ka njoftuar arrestimin e dy personave dhe procedimin penal të 14 të tjerëve, pas përplasjes mes tifozëve në prag të derbit Partizani-Tirana, të zhvilluar në Elbasan.

Në pranga janë vënë shtetasit S. V., 28 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan, këta shtetas, si tifozë të ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është dëmtuar me sende të forta (gurë) një lokal në pronësi të shtetasit A. M.