Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 154 raste të reja, ndërsa 5 qytetarë kanë humbur jetën.

Sipas ekipit të Task-Forcës, shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.

Gjithashtu, raportohet se janë shëruar edhe 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë.

Në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, ku 19 janë në terapi intensive dhe katër të intubuar.

Autoritetet shëndetësore dhe grupet e epidemiologëve që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë evidentuar dhe kryer në total 48 319 teste të dyshuara, prej të cilëve 6971 kanë rezultuar pozitivë.

Si pasojë e pandemisë 213 qytetarë kanë humbur jetën, ndërkohë qyteti më i goditur në Shqipëri mbetet Tirana me 104 viktima.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë   1717

Durrës    377

Shkodër 273

Fier        134

Lezhë     122

Vlorë      115

Korçë     111

Kukës       92

Elbasan   84

Berat        48

Dibër       38

Gjirokastër 31.

Sipas statistikave të fundit, në të gjithë botën, raportohet se numri i personave të prekur me Covid-19 ka kaluar mbi 20 milionë, kurse numri i të vdekurve ka shkuar mbi 747 000.