Gazetarët e televionit Ora Neës e konsideruan sulm politik vendimin e SPAK ndaj Presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi.

Për këtë arsye, gazetarët dhe pjesëtarë të stafit të RTV Ora vendosën “të kyçin” gojën gjatë transmetimit të një interviste.

Kjo në shenjë proteste për fjalën e lirë. Ylli Ndroqit iu sekuestruan 26 pasuri, mes të cilave, shtëpia, makina, toka dhe dy televizionet. Ai rezulton se është akuzuar për trafik droge dhe organizatë kriminale në Turqi dhe se është arrestuar në Itali në 2015.

Pasuritë iu sekuestruan nga prokurorët e SPAK në bazë të ligjit antimafia.