Shkëmbim zjarri në kufirin Shqipëri-Kosovë, mes një grupi trafikantësh të qenieve njerëzore dhe policisë.

Raportohet se, nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka të lënduar…

Ndërkohë, janë arrestuar 6 shtetas sirianë të cilët dyshohen se merreshin me trafik qeniesh njerëzore, ndërkohë që një person ka arritur të arratiset. Mes të tjerash raportohet se sirianët kanë qenë të pajisur me pistoleta, ndërsa raportohet se policia ka qëlluar me armë në ajër.

Të tjera detaje priten të dalin në dritë.