Një incident ka ndodhur në sheshin Skënderbej në Tiranë, ku një automjet ka çarë rrethimin dhe ka kaluar pranë qendrave të vaksinimit duke tentuar të përplasë edhe disa këmbësorë.

Kanë qenë qytetarët të cilët nxorrën me forcë nga makina shoferin dhe e kanë neutralizuar.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferi i ka qenë në gjendje të dehur. Para se të hynte në shesh, shoferi përplasi edhe makina të tjera.