Një shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Sasia e tritolit ka shpërthyer pranë shtëpisë së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Nga shpërthimi është dëmtuar vetëm dera e jashtme e banesës së Dukës. Ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, tritoli i vendosur ka qenë në sasi të vogël.

Mediat raportojnë se Presidenti i FSHF, Armand Duka është nisur menjëherë nga Tirana në drejtim të Durrësi.

Aty ndodhen ndërkohë edhe forcat e policisë që nuk ka bërë ende një njoftim për mediat.