Shqipëria del nga zona e kuqe e Covid në hartën botërore për situatën e pandemisë. Në hartën e publikuar nga “The New York Times”, shihet se ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, Shqipëria është ngjyrosur me të verdhë, duke treguar një rënie të numrit të infeksioneve.

Ndërsa mjeku neurokirurg në Madrid, Kita Sallabanda, tha për Tv Klan se ndryshe nga një muaj më parë, dy javët e fundit të Prillit situata në Shqipëri është pozitive.

“Shqipëria është në ngjyrë të verdhë, ndërsa pjesa më e madhe e Europës në ngjyrë të kuqe. Është një vend që është që është në situatën e mesme, nuk është si Kina, Australia apo Meksika në listën jeshile, por është situatë pozitive, ndërsa më parë ishte me ngjyrë të kuqe”, tha Sallabanda.

Sipas mjekut Sallabanda, edhe të dhënat e Bashkimit Europian e nxjerrin Shqipërinë në vendin e dytë në Europë që po e kalon lehtë pandeminë.

“Unë mendoj se Shqipëria është më mirë se vendet e rajonit. Shqipëria nga të dhënat e BE është vendi i dytë në Europë që po e kalon më lehtë dhe po del më lehtësisht nga kjo pandemi”.

Përmirësimi i situatës ka dy faktorë: “Dhe kjo është kjo për shkak të vaksinimit të popullatës dhe asaj pjese që e ka kaluar Covid-in”.