Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas urdhrit ekzekutiv të firmosur një ditë më parë nga presidenti Joe Biden, i cili parashikon bllokim të pronës dhe ndalim të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Një urdhër ky në listë, bën pjesë edhe Shqipëria.

Në një postim në “Twitter”, zonja Kim shkruan se lufta kundër korrupsionit është thelbi i sigurisë kombëtare të SHBA-ve.

“Presidenti Biden ka zgjeruar fushëveprimin e OE 13219 (Bllokimi i Pronës së Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Stabilizuese në Ballkanin Perëndimor) për të përfshirë Shqipërinë. Kundërshtimi i korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA-ve.”- shkruan Kim, ndërsa shpërndan urdhrin e Bidenit.

Ditën e djeshme, presidenti i SHBA-ve Joe Biden nxori një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon bllokim të pronave dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit.

Ky urdhër përfshin ish-vendet e Republikës Jugosllave dhe Shqipërinë.