Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese për gripin e derrit, në të cilën thuhet se Shqipëria është e rrezikuar.

Sëmundja infekton derrat e egër dhe të butë, dhe është e dëmshme për njerëzit.

Gjithashtu ajo ka pasoja ekonomike për vendet e prekura. Gjatë viteve të fundit, virusi u përhap në të gjtihë Evropën dhe pa një vaksinë, është e rëndësishme të ndalohet përhapja e tij.

E vetmja mënyrë për të kontrolluar përhapjen, tani për tani është vrasja masive e kafshëve ët infektuara, atyre në rrezik, ose ato që janë në kontakt me infeksionin. Kjo ndihmon në parandalimin e përhapjes së sëmundjes në rajone të tjera.

EFSA tha se identifikimi, pranadalimi dhe raportimi janë thelbësore në kontrollin e epidemisë.

Në 4 vitet e fundit, 1,3 milionë derra u vranë si pasojë e virusit në Evropë.

Zonat në rrezik përfshijnë edhe Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Kroacinë, Greqinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Slloveninë.

Fushata—sqaroi EFSA — ka për qëllim të mbështesë masat e marra nga Komisioni Evropian dhe organizatat ndërkombëtare, për të fshirë sëmundjen nga Evropa.

Ajo ka për qëllim të rrisë dijen e qytetarëve që janë në konatkt me dërrat e butë dhe të egër, si fermerët e derrave dhe gjuetarët.

Me fushatën, EFSA gjtihashtu kërkon të ndërgjegjësojë organizatat e veterinerëve, të gjuetarëve, dhe grupe të ndryshme të rritjes së derrave, punonjësit e doganave, të policisë dhe qeveritë.

Autoritetet shqiptare nuk kanë raportuar numrat e të infektuarve me gripin e derrit në Shqipëri, në një raport të BE-së, për këtë sëmundje.