Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se  Shqipëria ka siguruar 1 milion vaksina kineze.

Kreu i qeverisë pas kthimit nga Turqia ka njoftuar sot kanë ardhur 192 mijë doza, ndërsa brenda 60 ditësh do të vijnë 500 mijë doza.

“Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë.

Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim“, shkruan Rama në Facebook.