Shtohen misteret dhe dyshimet rreth çështjes së helmimit të liderit opozitar rus Alexey Navalny.

Një mjek i njohur i spitalit rus ku fillimisht u shtrua Navalny, sipas tij nga një helmim i qëllimshëm me noviçok, ka humbur jetën për shkaqe ende për t’u përcaktuar, një muaj pasi një koleg i tij pësoi të njëjtin fat tragjik.

Bëhet fjalë për Rustam Agishev, shefin e Traumatologjisë në spitalin e qytetit Omsk. Mjeku 63-vjeçar sipas burimeve zyrtare vdiq nga pasojat e një iktusi të ndodhur në dhjetor, nga i cili nuk e mori dot veten.

Rustam Agishev, shefi i Traumatologjisë në spitalin e qytetit Omsk

Një ngjarje jo domethënëse në qoftë se një muaj më parë një tjetër koleg i tij mos të kishte ndërruar jetë, përgjegjësi i Urgjencës Sergey Maximishin. Mjeku nga më të rëndësishmit të atij spitali kishte vdekur në moshën 55-vjeçare nga një infarkti të papritur.

Maximishin, sipas zëdhënësit të Navalny-t, Leonid Volkov, ishte mjeku që mori përsipër liderin opozitar pasi u shtrua, dhe ishte ai që vendosi ta çonte në një gjendje kome si masë parandaluese, para se opozitari i Putin të transferohej në Gjermani, ku u rehabilitua.  Navalny aktualisht ndodhet sërish në burg, pas kthimit në vendlindje.