Cristiano Ronaldo i Portugalisë luan të martën kundër Hungarisë në Euro 2020. Kështu, Ronaldo do të shënojë një rekord të ri, duke u bërë lojtari i parë që merr pjesë në pesë Kampionate Evropiane radhazi.

Ylli 36 vjeçar ka nevojë vetëm për një gol për të thyer rekordin e Michel Platini të Francës si golashënuesi më të mirë në histori të Kampionatit Evropian.

Të dy kanë shënuar nëntë gola, me Ronaldon që i arriti gjatë katër garave të fundit, ndërsa francezi i shënoi të gjithë në turneun e vitit 1984 me Les Bleus.

“Është një rekord i mirë, por më i rëndësishëm se ky do të ishte të fitosh sërish Kampionatin Evropian”, u tha Ronaldo gazetarëve të hënën.

Rekordi aktualisht mbahet nga sulmuesi i Iranit Ali Daei i cili shënoi 109 gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, ndërsa sulmuesi i Juventusit ka 104 gola në 175 ndeshje ndërkombëtare.