Nga Kastriot KOTONI

Finalet e Kampionatit Evropian po trokasin dhe opinioni publik është i interesuar për paraqitjen e ekipit kombëtar nën drejtimin e brazilianit Silvinjo.


Për herë të parë, ka një opinion të padiskutueshëm dhe objektiv për kontributin e tij në këtë tur eliminator që na çoi në Gjermani. Kontestimet për pazare dhe korrupsion kanë qenë zero, falë staturës së trajnerit. Zgjedhjet e Silvinjos janë çështje e tij dhe kanë sjellë një sukses optimal dhe futboll më dinjitoz sesa në kohën e paraardhësit të tij De Biazi.

Lojtarët si Cikalleshi dhe Uzuni janë zgjedhur jo vetëm për klas dhe kontribut në fushë, por edhe për aftësinë për të menaxhuar emocionet në publik. Ashtu si ekipet e mëdha ku yje botërorë lihen jashtë, edhe kombëtarja jonë kërkon një harmoni dhe mendësi më pozitive për suksesin e ekipit. Lokalizmi i varfër ul vlerat e lojtarëve dhe zvogëlon suksesin e ekipit. Kombëtarja ka nevojë për bashkëpunim dhe përkrahje nga të gjithë duhet të ndihmojmë në suksesin e pritshëm.

Nga kjo bindje duhej të niseshin lojtarët Cikalleshi dhe Uzuni, të cilët, krahas klasit dhe kontributit në fushë, duhej të ishin edhe në koherencë si lojtarë të përmasave botërore, të cilët dinë të menazhojnë me maturi emocionet, aq më tepër që janë trajnuar për daljet në publik. Sikur ndodh rëndom me ekipet e mëdha ku yje të nivelit botëror lihen jashtë listës së kombëtares në kontepeticione të ndryshme të përmasave botërore dhe kontinentale edhe tek ne në këtë pjesë të një opinioni sa më pozitiv, presim mesazhe të tjera që ndihmojnë në harmonizimin e ekipit kombëtar. Kjo mendësi e varfër e lokaliste ua ul shumë vlerat, së pari lojtarëve të sipërpërmendur, por edhe zvogëlon përmasën e suksesit dhe kontributit të tyre në këtë ekip kombëtar. E në ditët në vazhdim, ky ekip ka nevojë si për atë që mban topat dhe garderobën, ashtu edhe për masazhatorin dhe trajnerin e portjerëve, por mbi të gjitha për futbollistin e 12. Lushnja qyteti i rikonfirmit të shtetit shqiptar ka nevojë që të quhet edhe qyteti i fatmbarësisë së kombëtares se sot ka “Qytetarin e Nderit” Silvinjo në gjirin e saj, por nesër të thotë edhe ai që padiskutim do të na çojë më lart drejt suksesit…
“Edhe unë jam nga Lushnja”.