Zona e “5 maji”-t e reklamuar vazhdimisht nga qeveria si një nga zonat kryesore të procesit të rindërtimit dhe që do të kthehej në një qendër të re të kryeqytetit, po kthehet në fakt në shpërblim për oligarkët pranë saj.

Skema

Më konkretisht, disa biznesmenë pranë Bashkisë së Tiranës, por dhe të qeverisë, kanë vendosur të ndërtojnë pallatet e tyre duke grabitur banorët e zonës në bashkëpunim me Bashkinë dhe Hipotekën.

Banorët e zonës së “5 maji”-t prej kohësh kanë futur në proces legalizimi pronat e tyre, ndërsa Hipoteka e Tiranës qëllimisht po ua vonon regjistrimin e pronave, pasi në këtë mënyrë, biznesmenët do ta marrin tokën falas nga bashkia pa i dëmshpërblyer qytetarët që janë pronarë të tokave të tyre.

Lidhja e biznesmenëve me Bashkinë e Tiranës

Janë disa kompani që po përfitojnë nga Bashkia e Tiranës në kurriz të qytetarëve. Mes tyre janë Luan Bregasi është një biznesmenët më të afërt të socialistëve, ai ka qenë edhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, si edhe kreu i grupimit “Biznes Albania”.

Ndërsa Agron Papuli është një emër i njohur për qeverinë dhe opozitën, pasi është biznesmeni që ka fituar tenderat për furnizimin me automjete të administratës shtetërore, policisë, por edhe ministrave me “Jaguar”-ët e famshëm për një çmim prej plot 80 milionë euro. Pronari i kompanisë “CLASSIC”, që është koncesionari i automjeteve të markës gjermane “Volkswagen”, njihet në ambientet e biznesit edhe si “Taksa-Rama” për shkak të afërsisë së tij me kreun e qeverisë.

Sadri Abazi është tashmë një emër i njohur në skenën politike shqiptare. Deputeti i Partisë Socialiste është një ndër njerëzit më të pasur në Shqipëri. Dhjetëra milionë euro janë fituar në tendera publikë janë firuar nga firma Usluga e Sadri Abazit. “Burimi i mrekullisë’ për deputetin dibran, biznesmen në fushën e ndërtimit janë ato që Rama i quan ‘Partneriteti Publik Privat’ ose PPP. Bosi i firmës “Usluga” nën trysninë e ligjit, pas marrjes së mandatit të deputetit i dorëzoi ‘çelësat’ e firmës duke ia kaluar aksionet familjarëve, ndërsa vazhdon të grabisë qytetarët, ndërsa tashmë fatin e keq e kanë banorët e lagjes “5 maji”.