Numërimi i votave për kandidatë ka përfunduar edhe në qarkun e Dibrës, ku kandidatja më e votuar nga te gjitha forcat politike është Aurora Mara e PS, e cila ka marrë 9367 vota, duke lënë pas kështu ish-kryebashkiakun Dionis Imeraj dhe Xhelal Mziun nga PD.

Në radhët e PD-së, më i votuari rezulton drejtuesi politik i këtij qarku, Xhelal Mziu me 5.321 vota, pas tij renditet Kreshnik Çollaku me 5.093 vota dhe Edmond Isaku me 5.098 vota.

Sa i përket kandidateve femra nga PD, më e votuara ka dalë Dhurata Tyli me 2.870 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Irini Shehu ka marrë 1.986 vota.

Nga krahu tjetër, më e votuara nga PS, ka dalë kandidatja Aurora Mara, e cila ka siguruar 9.367 vota. I dyti renditet ish-kryebashkiaku i Dibrës Dionis Imeraj me 5.154 vota, Melaim Damzi me 4.609 vota dhe në fund renditet kryesuesi i listës Lavdrim Krashi.