Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca është takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, dy ditë pas rizgjedhjes së tij në këtë detyrë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se ka diskutuar me Bashën për situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon në shtator, si dhe hapat e ardhshëm në procesin e integrimit në BE.

“Pas rizgjedhjes së tij si kryetar i PD në Shqipëri, u takova sot me Lulzim Bashës për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit në BE të Shqipërisë”.