Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka takuar ditën e sotme ministrin e ri të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Soreca ka bërë me dije se fokusi i diskutimit ishte reforma në drejtësi. Sipas tij, efikasiteti i gjykatave është qëllim kryesor.

“Sot takova ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, z. Ulsi Manja. Reforma e Drejtësisë duhet të konsolidohet tani, dhe efikasiteti i gjykatave dhe pavarësia e magjistratëve janë qëllimet kryesore. Ne diskutuam rolin e institucioneve të verifikimit dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe punën e vazhdueshme në hartën gjyqësore. Reforma e sistemit të drejtësisë vazhdon me mbështetjen e Bashkimit Evropian.”, shkruan Soreca.