Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një konferencë për shtyp deklaroi se “për shkak të mbingarkesës së rrjetit, sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike”.

Por, sipas saj, problemet do të zgjidhen menjëherë për shkak se grupet e punës janë në gatishmëri: “Gjatë festave mund të ketë ndërprerje të vogla, por do të zgjidhen menjëherë sepse të gjitha grupet e punës janë në gatishmëri”.

Në lidhje me krizën energjitike, Balluku u shpreh: “Sot ka çmime të paperceptueshëm të blerjes së energjisë. Ne po mundohemi të kemi sa më shumë prodhim vendas dhe t’i drejtohemi sa më pak tregut të huaj. Askush nuk ka qenë i përgatitur për t’u përballur me këto çmime. Por, ne jemi të sigurt që do t’ia dalim”.