Saga e kontestimeve të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit do të vazhdojë.

Pas 2 javëve debate, akuza dhe rinumërim të votave në disa qarqe në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, beteja e PD dhe LSI për atë që e kanë konsideruar si “masakër elektorale” do të vijojë në Kolegjin Zgjedhor.

Ditën e sotme do të shqyrtohet padia e parë për verdiktin që KAS dha për qarkun e Gjirokastrës, ku nuk u pranua kërkesa e PD dhe LSI për përsëritjen e votimit.

Gjithashtu sot pritet që KAS të marrë vendimet edhe për ankesat në 3 qarqet e fundit, Fierin, Korçën dhe Elbasanin.