Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit edhe 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 numrin total të mbërritur, në më shumë se një javë në Tiranë.

Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t’u transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Jashtme.

“Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 nr total të mbërritur në më shumë se një javë në Tiranë. Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për tu transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet”, njofton Ministria e Jashtme.