Pas kthimit prej Sirisë një ditë më parë, SPAK do të marrë në pyetje Floresha Rashën.

Përmes marrjes në pyetje Prokuroria e Posaçme do të verifikojë udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë dhe në drejtim të destinacionit final në Siri.

SPAK pritet të pyes për rekrutuesit, financuesit dhe kush kanë qenë njerëzit që i kanë kaluar ata nga Shqipëria, në Turqi, me destinacion final Sirinë.

Një ditë më parë Kryeministri Rama deklaroi se kush ka kryer krim do të përballet me drejtësinë me përgjegjësi personale.