Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet në lidhje me procedimin penal, ku bën pjesë edhe gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe 7 persona të tjerë.

Gjyqtarja akuzohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

Aldo Tabaku, akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet dhe 319/ç e 25 dhe 245/1 paragrafi i dytë të Kodit Penal.

Manuela Mallkuçi, akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet dhe 319/ç dhe 244 të Kodit Penal.

Bledar Petani, akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Sajmir Petani, akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Altin Skëndaj, akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Gazmir Nezaj, akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet dhe 319 dhe 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Gentjan Nezaj, akuzuar se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.