Rajoni spanjolli Glacisë ka ndaluar duhanpirjen në vende publike pasi rrit rrezikun për infektim me koronavirus.

Pas vendimit, qytetarët nuk mund të pijnë duhan në rrugë dhe vende publike si bare apo restorante nëse distance sociale nuk është e mundur.

Rajoni në veri-perëndim të Spanjës është i pari që prezanton një masë të tillë, por jo të vetmit. Ishujt Canarie në Spanjë kanë bërë të njëjtën gjë menjëherë pas Glacisë.

Spanja po përballet me shkallën e infeksionit më të keqe në Europën perëndimore.

Rastet ditore janë rritur nga më pak se 150 në muajin qershor, në mbi 1,500 në gusht.

Të mërkurën në Spanjë u regjistruan 1,690 raste të reja duke çuar totalin e të infektuarve thuajse 330,000.