Nga Spatak NGJELA
_____

Duhet forcë shpirtërore e madhe sot në Veri të Kosovës, se ajo ka nxjerrë në pahun historik të ardhmen e shpejtë të shqiptarizmit fitues në Gadishullin Ilirik.

I.
Duhet t’i thyhen hundët Serbisë në të katër komunat e Veriut të Kosovës.
Serbia sot është një shtet i telikosur që drejtohet nga njerëz pa intelekt të lartë dhe me pasionet primitive të anti-shqiptarisë.
Por lodhen kot, se Uashingtoni po e mbron me interes të madh botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Kjo është koha moderne e kthimit te shqiptarizmit të përgjithshëm.
Kjo ka qenë e vërteta dhe këtë po e kthen edhe historia e sotme: ngritjen e botës shqiptare me zhvillim integral, në të dy shtetet shqiptare: Shqipëri dhe Kosovë.

II.
Albin Kurtit po i jepet mundësia të krijojë figurën e vet të lartësuar në historinë e Shqipërisë së Bashkuar.
Kryeministri i Kosovës sot ka në dorë konsolidimin heroik të shqiptarizmit në Ballkan, por edhe më gjerë.

Kjo është periudha historike e shqiptarizmit, e cila nuk ecën më dot mbrapa, por vetëm përpara.
Edhe Serbia, edhe Greqia duhet ta dinë mirë se historia e Shqipërisë dhe shqiptarët kanë hyrë në një progres historik.

Nuk është fare rastësi çlirimi i Kosovës nga pushimi shekullor serb.

Kurse të dy shtetet shqiptare duhet të jenë të qetë, sepse historia e re e Shqipërisë etnike do të ekspozojë të vërtetën.
Tani çështja është ende te Kosova, por shumë shpejt shqiptarët do të kenë përpara edhe historinë e Çamërisë.

Çamëria është destinacion historik shqiptar për kohën tonë.
Këtë e kërkon rigrupimi i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Por, kryesorja është se, kjo botë shqiptare tani është çelësi fitues i politikës amerikane kundër Rusisë. Dhe, aleanca Amerikë-Shqipëri-Kosovë është sot aleanca kryesore e politikës dhe interesit të Uashingtonit.
Historia përsëritet vetveten: edhe për perandoritë që kaluan këndej Arbëria ka qenë çelësi i përhapjes së tyre në Mesdhe e më tej. Dhe mos harroni që, në luftrat kastriotiane, Arbëria ka qenë më e madhe se Bizanti.
Keni për t’i para të gjitha…

III.
Kosova, pas garantimit të kufijve të saj si shtet i pavarur, me dinjitetin e saj heroik anti-serb, ajo do të krijojë një vlerë të re për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
E shihni si vërtetët në jerm presidenti i Serbisë Vuçiç?” Do sulmojmë Veriun e Kosovës”, tha dje. Por tani e ka mbyllur sqepin. Pse? Se në mënyrë lakonike i thanë: “Mos po kërkoni që t’i shihni shqiptarët deri në Nish?”
Se tani dihet që Nishi ka qenë kryeqyteti i Shqipërisë në Shekullin e XIX-të.
Qyteti banohej nga një shumicë absolute shqiptare deri në Kongresin e Berlinit në vitin 1887, atëhrë kur Kongresi ia dhuroi Nishin Serbisë.

Një Kongres ky që do hyjë në histori si një grabitës i madh i territoreve shqiptare. Dhe Serbia nisi të ushtrojë menjëherë pas tij spastrim etnik masiv në Nish, duke e përzënë pothuajse të gjithë popullsinë shqiptare.
Por ja që tani erdhi pavarësia e Kosovës. Dhe që duhet ta kuptojnë të dy grabitësit e mëdhenj të territoreve të Arbërisë, se ajo pavarësi e Dardanisë së famshme, u thërrit dhe doli në skenë nga historia e lavdishme e Arbërisë.

Prandaj na duhet të theksojmë se…
Pavarësia e Kosovës tani e ka rivlerësuar shqiptarizmin si doktrinë thelbësore të kohës sonë në Gadishullin Ilirik.
Por në këtë kohë duhet që shqiptarët të jenë shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e krerëve të politikës shqiptare, në të dy shtetet shqiptare, sepse Moska, Athina dhe Beogradi janë hedhur si të tërbuar kundër shqiptarizmit universal, i cili do të riformohet deri në fund, duan apo nuk duan këta.
Se kjo është koha jonë…
Prisni dhe shikoni…