Gjermanisë i duhet në mënyrë urgjente një karantinë 2-javore, vaksinim më i shpejtë dhe teste të detyrueshme nëpër shkolla, për të frenuar valën e tretë të koronavirusit, sipas shoqatës së kujdesit intensiv. Chrisitian Karagiannidis, shefi mjekësor i shoqatës DIVI, tha se rreth 1,000 pacientë shtesë kanë përfunduar në kujdes intensiv që prej mesit të Marsit.  Në 24 orët e fundit, 3,680 njerëz në total ishin në kujdes intensiv në Gjermani.

“Nëse kjo normë vazhdon, ne do të arrijmë limitin e kapacitetit në më pak se 4 Javë. Nuk po e ekzagjerojmë, paralajmërimet tona vijnë nga të dhënat”- tha ai.   Kancelarja gjermane Angela Merkel, po përballet me kritika për mos-lajmërimin e një plani për të përmbysur rritjen e infeksioneve.

Numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 u rrit me 24,300, në 24 orët e fundit, në një total prej 2.833 milionë, që është rritja mëe madhe që prej 14 Janarit.  NUmri i vdekjeve u rrit me 201, në 76,543 në total.

Numri i rasteve për 100,000 banorën ë 7 ditët e fundit, që është treguesi që qeveria përdor për të vendosur mbi karantinën, u rrit në 134, nga 113 që ishte një javë më parë.   Shoqata e kujdesit intensiv bëri thirrje për një karantinë të ashpër 2-javore, teste të detyrueshme në shkolla 2 herë në Javë dhe përshpejtim të vaksinimit.