Shumica e njerëzve që kanë pasur Covid-19 janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën pesë muaj, tregon një studim i udhëhequr nga Instituti i Shëndetit Publik në Angli. Infeksioni i kaluar ishte i lidhur me një rrezik 83% më të ulët të marrjes së virusit, krahasuar me ata që nuk kishin pasur kurrë Covid-19. Por ekspertët paralajmërojnë që disa njerëz preken përsëri nga Covid-19 dhe mund të infektojnë të tjerët. Dhe ekspertët theksojnë që njerëzit duhet të ndjekin rregullat e qëndrimit në shtëpi pavarësisht nëse ata kanë pasur virus.
Susan Hopkins, e cila drejtoi studimin, tha se rezultatet ishin inkurajuese, duke treguar që imuniteti zgjati më shumë nga sa kishin frikë disa njerëz, por mbrojtja nuk ishte aspak absolute. Sipas saj është shqetësuese se kishin nivele të larta të virusit madje edhe pa simptoma dhe rrezikonin ta kalonin te të tjerët.
“Kjo do të thotë edhe nëse besoni se tashmë keni pasur sëmundjen dhe jeni të mbrojtur, mund të siguroheni se nuk ka shumë të ngjarë që do të zhvilloni infeksione të rënda, por ekziston ende një rrezik që të mund të merrni një infeksion dhe t’i transmetoni të tjerëve. Tani më shumë se kurrë, është jetësore që të gjithë të qëndrojmë në shtëpi për të mbrojtur sistemin tonë shëndetësor dhe për të shpëtuar jetë,” shtoi ajo.
Nga qershori deri në nëntor 2020, pothuajse 21,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u testuan rregullisht për të parë nëse ata e kishin më parë Covid-19 dhe nëse kishin antitrupa ndaj virusit, duke treguar se nuk e kishin pasur kurrë më parë. Shkencëtarët do të vazhdojnë të monitorojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor për 12 muaj për të parë se sa zgjat imuniteti. Ata gjithashtu do të shikojnë nga afër rastet me variantin e ri i cili nuk ishte i përhapur në kohën e kësaj analize të parë dhe do të vëzhgojnë imunitetin e pjesëmarrësve që marrin vaksinën.
Julian Tang, një virolog në Universitetin e Leicester, tha se rezultatet ishin inkurajuese për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
“Marrja e vaksinës pas rikuperimit nga Covid-19 nuk është e gabuar dhe ka të ngjarë të rrisë imunitetin natyror. Ne gjithashtu e shohim këtë të njejtë me vaksinën sezonale të gripit,” shtoi ai.
Kështu që shpresojmë se rezultatet nga ky punim do të zvogëlojnë shqetësimin e shumë punonjësve të kujdesit shëndetësor të cilët janë të shqetësuar se mos preken nga Covid-19 2 herë.
Burimi:BBC