Në epokën tonë dixhitale, të shkruash gjithçka me dorë përtej listës së blerjeve mund të duket jo bashkëkohore, por një studim i ri norvegjez sugjeron se të shkruash me dorë mund të jetë më i dobishëm.

Sipas neuroshkencëtares holandeze Audrye van der Meer, pranë Universitetit Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, është “jetësore” që fëmijët të mësojnë nëpërmjet shkrimit me dorë në shkollë.

Nga ky studim rezulton se pjesë të trurit aktivizohen kur subjektet vizatonin dhe shkruanin me dorë.

12 fëmijë dhe 12 të rritur u monitoruan nëpërmjet elektrocefalogramës ku pjesëmarrësve ju treguan 15 fjalë dhe ju kërkua të përdorin një stilolaps dhe një tastierë për t’i shkruar ato.

Sipas studiuesve akti i vendosjes së stilolapsit në letër përfshin më shumë përvojë shqisore ku një individ mëson dhe arrin të kujtojë më mirë. Në dekadën e fundit përdorimi i smartphone dhe internetit ka pësuar një rritje, ku në Europe një fëmijë kalon mesatarisht 3 orë në ditë në ekran.

Edhe pse të mësuarit dixhital ka rëndësine e saj, në studim vlerësohet si thelbësore që të ruhet praktika e shkrimit të dorës në shkollë.