Edi Rama në emisionin “Wake Up America” në televizionin “Newsmax” në SHBA.

Sipas kreut të qeverisë, bazuar në informacione dhe fakte konkrete, sulmet kibernetike janë kryer nga ambasada e Iranit në Tiranë.

Rama deklaroi se Irani ka sponsorizuar katër grupe, një prej të cilave qëndron në krye të këtyre sulmeve.

“Dua ta bëj të qartë, nuk akuzova Iranin. Kemi prova mbështetur në prova të skuadrës së Microsoft dhe agjencive të specializuara amerikane që pas sulmit është Irani, që ka sponsorizuar 4 grupe, një nga ta që qëndron në krye të sulmeve terroriste kibernetike.

Nuk është akuzë, është fakt. Nga ana tjetër, ne e kuptojmë se ishte koha të ndërprisnim çdo lidhje me këtë regjim. Nuk mund të lejonin që ambasada e tyre të vazhdonte të ishte në mes të kryeqytetit dhe të shërbente si qendër operative për këto sulme”, tha Rama.

Kryeministri shpjegoi edhe ndikimin e Rusisë në Shqipërisë si dhe pasojat e luftës në Ukrainë.

“Nuk kemi pasur lidhje me Kremlinin qysh në 1960. Por nga ana tjetër kjo histori na distancoi totalisht nga Rusia. Në këto 30 vite demokracie nuk kemi pasur ndonjë president rus në Shqipëri apo anasjellstas dhe nuk na mungon. Nuk varemi nga gazi rus, kemi energjinë tonë, edhe pse kur Zoti lart nuk qan kemi probleme me hidrocentralet. Ky agresion është i gabuar dhe ne qëndrojmë me Ukrainën”, deklaroi Rama.