Një automjet i djegur është gjetur rreth një orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pas mesnate, ku u qëllua me armë drejt zyrave të Top Channel dhe mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi dhe po ashtu brenda saj dy armë zjarri kallashnikovë.