Shërbimi Sekret është armatosur për ruajtjen e sigurisë së zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane pas ndërhyrjes së protestuesve brenda Kongresit amerikan.

Në momentin e pushtimit të Capitol Hill nga ana e mbështetësve të Presidentit Trump, në Kongres ka qenë edhe zv/Presidenti amerikan Mike Pence.

Në këtë foto të publikuar nga mediat amerikane, duket që agjentët e Shërbimit Sekret janë të armatosur pas ndërhyrjes së protestuesve brenda Kongresit.

Mbështetësit pro-Trump u futën në ambientet e brendshme teksa po zhvillohet seanca për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, ku fitues u shpall Joe Biden.

E gjithë Garda Kombëtare në gatishmëri

E gjithë Garda Kombëtare është aktivizuar është në gatishmëri. Kështu raportojnë mediat amerikane, pas sulmit që iu bë godinës së Kongresit, teksa po zhvillohej seanca për zyrtarizmin e Joe Biden si President i SHBA.

Jonathan Hoffman, zëdhënësi i Pentagonit tha se të gjithë janë në gatishmëri për të zbatuar ligjin.

“Garda është mobilizuar për të siguruar zbatimin e ligjit federal. Ushtruesi i detyrës së Sekretarit Miller ka qenë në kontakt me udhëheqjen e Kongresit dhe Sekretari McCarthy ka punuar me qeverinë”, u shpreh ai.

Tashmë situata në godinën e quajtur Kapitol është shumë e tensionuar, pasi një protestuese është plagosur me armë.