Në Spanjë janë të sigurtë: projekti i Super Ligës është ende gjallë dhe klubet që bënë një hap pas, janë tërhequr vetëm me fjalë.

Gazeta “El Confidencial” publikon se asnjë prej 12 klubeve themeluese nuk ka hequr dorë nga aksionet e Super League Company SL.

Real Madrid, Barcelona, Juventus, Inter, Milan, Atletico Madrid, Manchester United, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham dhe Liverpool kanë aksione të barabarta dhe askush nuk ka hequr dorë nga këto aksione, pavarësisht komunikatave zyrtare.

Pas shpalljes së Super Ligës, protestat e forta të tifozëve bënë që 9 klube të tërhiqeshin me njoftime zyrtare, por, sipas “El Confidencial”, faktet tregojnë që të 12 klubet janë ende të përfshira në projekt.