balkanweb back buttonlogo balkanweb e madhe

Fillimi > -Politikë
“Shqipëria katrahurë”, Tabaku: Mbi 70% e shqiptarëve vuajnë një krizë ekonomike, krizë pagash të ulëta dhe krizën e inflacionit socialist. Ka vetëm një rrugë për ta shpëtuar vendin
25 Maj, 2023 11:03Tabaku Ne KuvendMadhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play

Deputetja e PD-së Jorida Tabakut deklaroi sot në parlament se mbi 70% e shqiptarëve vuajnë një krizë ekonomike, krizë pagash të ulëta dhe krizën e inflacionit socialist si pasojë e politikave të skaduara që kanë ndërtuar një sistem të skaduar dhe një kënetë të madhe ekonomike që qytetarët dhe të rinjtë e kuptojnë.

Tabaku tha se është e vështirë rifillimi i seancave aty ku e lamë duke u sjellë sikur nuk ka ndodhur gjë, pak më shumë se një javë më parë Shqipëria dhe shqiptarët humbën shansin për një rotacion lokal, ku harta kishte pak a shumë të njëjtën pamje që kishte katër vjet më parë.