Presidenti i Afganistanit, Ashfat Ghani, është larguar nga vendi pasi talibanët po marrim shumë terren në Kabul. Sipas raportimeve që vijnë nga Afganistani, Presidenti është larguar për të qenë i sigurt, pasi jeta e tij është në rrezik.

Po ashtu bëhet me dje se dhe zëvendës Presidenti, Amrullah Saleh, gjithashtu raportohet se është larguar nga vendi, raporton BBC.

Ghani prej ditësh ishte vënë në presion që të jepte dorëheqjen, pasi qytetet kryesore nuk qeveriseshin më prej qeverisë së tij, por prej talibanëve.

Presidenti ditët e fundit ka deklaruar se situata ishte nën kontroll, por talibanët për 10 ditë arritën që të pushtonin pa rezistencë shumicën e qyteteve kryesore.