Një Vladimir Putin tepër i veçantë qarkullon në rrugët e Gjenevës, aty ku mbahet samiti mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për një sozi të presidentit rus, i cili mori pjesë në protestën e organizuar për të kërkuar lirimin e kritikut kryesor të Kremlinit, Alexei Navalny. Me gjysmën e trupit të zhveshur dhe me pantallona ushtarake për të përqeshur veshjen e pushimit të presidentit real të Rusisë, protestuesi Alexander Lyubushin, vendosi një maskë me fytyrën e Putin dhe me ironi i kërkoi policisë që të arrestonte demonstruesit, teksa përpiqet t’i korruptojë ata me para të falsifikuara. I pyetur nëse pret rezultat të mirë nga samiti historik me presidentin amerikan, Joe Biden, ai u përgjigj: “Sigurisht që po, nëse jo, do të pres të gjitha linja e naftës dhe gazit”, tha Alexander Lyubushin.

Pritshmëritë nuk janë të mëdha. “Personalisht nuk pres ndonjë zhvillim të madh. Por mendoj se është një hap i rëndësishëm, si shumë të tjerë që ndërmerren, pas dyerve të mbyllura ose hapur në publik”, tha organizatorja e protestës.

Organizatorja tha ndër të tjera se është diçka e mirë që ka dialog mes palëve, pavarësisht se në shumë raste nuk sjell ndonjë rezultat.