Armando Broja është kthyer në një nga emrat më të përfolur në Premier League. Paraqitjet pozitive në fushën e blertë, spektakli që dhuron si dhe golat e realizuar kanë bërë që edhe klube të mëdha europiane të kthejnë vëmendjen nga 20-vjeçari.

Pas Southampton, Newcastle apo West Ham, listës së gjatë i është shtuar edhe Arsenal. Siç raportojnë mediat e njohura angleze, tifozi më i madh i Brojës është trajneri Mikel Arteta, i cili e kërkon me çdo kusht në skuadër talentin shqiptar.

“Topçinjtë” e kanë vlerësuar paraqitjen e Brojës në Premier League dhe do të bëjnë çmos për të marrë shërbimet e lojtarit në merkaton e verës, ndërsa detaje nga oferta nuk bëhen me dije.

Megjithatë, fjala e fundit i takon Chelsea, klubi që e ka në pronësi lojtarin. Tifozët e duan sulmuesin shqiptar në skuadër, pasi, sipas tyre, prej shumë kohësh drejtuesit po kërkonin një futbollist me karakteristikat e Didier Drogba dhe shembulli më i mirë është Armando Broja.