Ted Kruz i Teksasit, Ron Xhonson i Uisconsin dhe nëntë senatorë të tjerë republikanë thanë të shtunën se ata do të refuzojnë praninë në Kolegjin Zgjedhor të përfaqësuesve nga shtetet ku rezultatet kontestohen nga fushata e Donald Tramp, “përveç dhe vetëm pasi të ketë përfunduar një audit emergjent 10-ditor”.

Tramp ka refuzuar të pranojë humbjen kundër Xho Biajden, i cili fitoi më shumë se 7 milionë vota më shumë në rang kombëtar dhe mori rezultatin 306-232 në kolegjin elektoral, të njëjin rezultat që Tramp tha se ishte humbje e thellë kur ai fitoi atë ndaj Hilari Klinton në 2016.

Fushata Trump ka humbur shumicën dërrmuese të më mbi 50 proceseve gjyqësore që ka ngritur në shumë shtete dhe para gjykatës supreme të SHBA, duke pretenduar manipulim masiv zgjedhor.

Të Premten, një gjykatës federal hodhi poshtë një kërkesë të depozituar nga një ligjvënës Republikan, i cili u përpoq t’i jepte zv/presidentit, Majk Penc, i cili do të kryesojë certifikimin e rezultatit të kolegjit elektoral në 6 Janar, fuqinë për ta rrëzuar vendimin.

Kundërshtimet ndaj rezultatit të kolegjit zgjedhor do të debatohen dhe pastaj votohen. Megjithatë, me demokratët që kontrollojnë Kongresin dhe një numër republikanësh, përfshi udhëheqësin e shumicës së Senatit, Miç MekKonell, që kanë dalë kundër Tramp, kundërshtimet ndaj kolegjit duket se nuk do të kenë rezultat.