Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në burg” për Gjergj Cukalin, i dyshuar për “vrasje mbetur në tentativë”, për interes dhe “shkatërrim i pronës” me lëndë plasëse.

Gjergj Cukali, së bashku me dy vëllezërit Enver dhe Edmond J., u arrestuan në lidhje me tentativën për vrasjen me eksploziv të Gjon Menës në zonën e Kamzës.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se Gjergj Cukali është porositësi i vrasjes dhe iu ka dhënë dy vëllezërve para për ta kryer atë.

Pas verifikimeve të fakteve, Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e “të fortit të Myslym Shyrit”, Gjergj Cukali.