Tirana zgjidh ngërçin e bllokimit të merkatos dhe nga sot ka sërish të veprojë në këtë dritare transferimesh. Problematika e borxhit me Wayad Casablanca në lidhje me futbollistin Moktar Cisse është zgjidhur dhe FIFA ka vendosur të hapë sërish merkaton e bardhebluve.

Tashmë Taulant Seferi shumë shpejt do të vendoset nën urdhrat e Nevil Dedes dhe me shumë gjasa edhe Ferhan Hasani.

“KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht çështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s, bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë̈ të kryejë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj, që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit”, njoftoi klubi bardheblu përmes rrjeteve sociale