Breza të tërë janë rritur me aventurat e dyshes fantastike Tomi dhe Jerry, një armiqësi e mbushur me lojëra dhe plot fantazi për fëmijët.

Tom dhe Jerry këtë herë rikthehen në ekran ndryshe, dalin nga bota e kartonëve për të dhuruar aventura mes miqve të tyre njerëz. Karikaturat klasike të maces dhe miut rikthehen në një version filmik që ndërthur animacionin dhe aksionin e drejtpërdrejtë.

Në shoqërinë e dyshes është aktorja Chloe Moretz dhe si një ekip kanë për detyrë të organizojnë një martesë madhështore në një hotel, por ka vetëm një problem: edhe Jerry qëndron në hotel, duke sjellë probleme të shumta. Pa harruar kurthet me armikun e tij të betuar Tomin.

Regjisori i filmit është Tim Story, i njohur për filmin e tij “Katër fantastikët”. Ai u rrit me karikaturat Tom & Jerry dhe dëshironte të krijonte një film që i pëlqen jo vetëm brezit të tij, por edhe fëmijëve të sotëm.

“Ju jeni thjesht duke menduar vazhdimisht se si t’i bëni homazhe të kaluarës por në të njëjtën kohë edhe duke kujtuar në vitin 2021 ju e dini tashmë se fëmijët sot kanë në duar objekte inteligjente dhe kurrë nuk mund të flasësh me ta. Unë vetëm doja të isha i sigurt se filmi do të japë kënaqësi për të gjithë brezat“, thotw Tim Story.

Aventurat e Tomi dhe Jerry në botën reale do të mund të shijohen në kinema duke nisur nga 26 shkurt. Prej vitit 1992 dyshja fantastike ka qenë prezent në jetën e të gjithë fëmijëve duke dhuruar argëtim e duke mbetur në kujtesën e të gjithëve.

Pavarësisht viteve dhe zhvillimit të teknologjisë të gjithë i njohin dy personazhet e animuar.