E hëna do të jetë një ditë zie në Kosovë në përkujtim të 10 personave që humbën jetën një ditë më parë në Kroaci si pasojë e një aksidenti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vendosi që data 26 Korrik të shpallet ditë zie kombëtare në nderim të qytetarëve të Kosovës që humbën jetën, ndërkohë që vendosi të ndërpresë dhe vizitën që po zhvillon në Japoni.

Në aksidenti tragjik që u shënua në orët e para të së dielës, në autostradën Slavonski-Brod në Kroaci u shënuan 10 viktima, ndërkohë që mbi 30 të tjerë u lënduan.

Pasagjerët në autobus ishin të gjithë nga Kosova që ktheheshin në vendlindje pas një viti pune në Gjermani për të kaluar disa ditë pushimesh.

Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci, gjatë marrjes në pyetje nga policia, ka pranuar se për një moment e kishte zënë gjumi ndërsa ishte duke ngarë makinën.

Në mbrëmje në Kroaci ka shkuar dhe kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrat Gërvalla dhe Vitia dhe disa përfaqësues të presidencës ku kanë vizituar të plagosurit në spital. Kurti falënderoi dhe autoritetet kroate për ndihmën e dhënë.