Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar tre rate vdekjeje dhe 47 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja janë zbuluar nga kryerja e 535 testeve, ndërsa nga ana tjetër Instituti i Shëndetit Publik njofton për 113 të shëruar gjatë ditës së fundit.

Deri tani Kosova numëron mbi 15 mijë persona të infektuar të zbuluar nga kryerja e gati 66 mijë testeve.

Ndërsa që prej fillimi të pandemisë dhe deri tani, numërohen 622 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri.