Gjatë 24 orëve të fundit vendi ynë ka regjistruar 156 raste të reja me COVID-19 dhe tri viktima. Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 56-vjeçar, një 65-vjeçare nga Tirana dhe një-79 vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese.

Sot është shënuar një bilanc pozitiv mes rasteve të reja dhe të shëruarve. Kjo pasi 158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, ndërsa 156 qytetarë rezultojnë të prekur në 24 orët e fundit.

Në të gjithë vendin janë kryer 865 testime. Rastet e konfirmuar pozitivë me COVID-19, i përkasin kësaj shpërndarje gjeografike në vend:

101 raste në Tiranë,  12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.

 

COVID-19 – Statistika (27 Gusht 2020)

Testime totale 59617

Raste pozitive 9083

Raste të shëruara 4791

Raste Aktive 4026

Humbje jete 266

(Qarku Tiranë 126, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13,  Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2076

Durrës              521

Shkodër             285

Fier                    154

Lezhë               183

Korçë               194

Vlorë                138

Kukës              140

Elbasan             161

Berat                  80

Gjirokastër         40

Dibër                   54