Lideri i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, përmes një telefonate ka uruar liderin e ND-së, Kyriakos Mitsotakis për fitoren e partisë së tij në zgjedhje.

Pavarësisht humbjes dërrmuese të rezultateve të shënuara për partinë e tij, Tsipras u prit me duartrokitje nga mbështetësit e SYRIZA-s të mbledhur në selinë e partisë.

Kur janë numëruar 71% të kutive të votimit, Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis ka marrë 40,83%, ndërsa SYRIZA 20,7%.

Forca e tretë zgjedhore është PASOK/Lëvizja për Ndryshim me një përqindje prej 11.82%, e ndjekur nga Partia Komuniste/KKE me 7.09% dhe Zgjidhja Helenike me 4.5%.