Arkitekti japonez Shigeru Ban ka projektuar e bërë realitet tualete publike transparente, të cilat kanë lënë “pa gojë” shumë qytetarë të Tokios.

Tualetet publike të bëra prej qelqi, plotësisht transparente, u vendosën javë më parë në qendër të kryeqytetit  japonez.

Por deri më tani, ato më shumë kanë mbetur dekorative se sa funksionale. Kjo pasi psikologjikisht, nuk guxojnë të kryejnë nevojat personale aty nga droja e shfaqjes në publik të intimitetitë të tyre.

Në fakt, intimiteti në to ekziston falë xhamit inteligjent që errësohet sapo dikush hyn në tualet dhe mbyll derën.

Kur dera zhbllokohet, hapësira bëhet përsëri transparente, shkruan Fondacioni Nippon.

Arkitekti thotë se tualetet e tilla publike kanë dy përparësi – pa hyrë në tualet mund të kontrolloni se sa i pastër është dhe të shihni nga larg nëse është i lirë për t’u përdorur apo ajo, varësisht nga fakti nëse është apo jo dikush brenda.