“I tillë është futbolli. Shpesh episode të caktuara të kushtojnë. Pjesa e parë mund të kishte përfunduar 1-1”.

Kështu e analizoi trajneri i të kaltërve, Roberto Mancini, humbjen e Italisë në gjysmëfinale kundër Spanjës. “Të vjen keq sepse nuk mund të bëhen gabime të tilla në këto nivele. Bonucci duhet të bënte kujdes pas të verdhit të parë, s’duhet të protestonte. Ndërsa për vërshëllimat ndaj Donnarummas, më vjen akoma edhe më shumë keq. Po luante me Italinë, jo me klubet. Tifozët duhet t’i kursenin ato për një herë tjetër, ndoshta kur PSG të vij në Milano”.

Trajneri i Spanjë, ndërkohë Luis Enrique, duke i gëzuar suksesit, e cilësoi ndeshjen shumë të bukur, mes dy rivalësh të mëdhenj që shfaqën më të mirën në fushë. “Edhe njëherë krijuam shumë raste dhe bëmë presing të lartë. Fakti që morëm edhe rezultat na bën të lumtur. Italia herët ose vonë do të humbte. Këtë i bërë të ditur skuadrës edhe psikologu i përfaqësueses. Gavi është e tashmja dhe e ardhmja e kombëtares. Cilin do skuadër që do të gjejmë në finale, Francën apo Belgjikën, do përpiqemi ta vëmë në vështirësi për të fituar trofeun”.