Me pandeminë, fundi i së cilës duket ende shumë larg, kushdo shpreson që 2022-shi do të jetë viti i rikthimit drejt udhëtimeve, për të zbuluar pse jo, horizonte të reja.

Me listën e dëshirave përpara festave të fundvitit, secili ka bërë disa plane për vitin e ardhshëm, ndërsa “Lonely Planet” dhe National Geographic ju japin disa sugjerime, pasi kanë zbuluar tashmë ato që konsiderohen destinacionet që duhen vizituar patjetër gjatë 2022-shit.

“National Geographic”, me përzgjedhjet e çdo viti të destinacioneve që duhen zbuluar, bën një lloj edukimi të turistit që prej vitit 1888, për të udhëtuar edhe drejt vendeve pak të njohura, por kur vizitohen, kthehen në aventura të paharruara.

Për vitin e ardhshëm, “National Geographic” ka përzgjedhur 25 destinacione që duhen vizituar me patjetër, të ndara në 5 kategori kryesore: natyrë, aventurë, kuzhinë, kulturë dhe familje, të gjitha të fokusuara te parqet kombëtare dhe kafshët e egra, aktivitetet në natyrë dhe eksperiencat në hotele me 5 yje, si dhe udhëtimin e gjelbër.

Ekspertët e udhëtimit sugjerojnë një udhëtim ndryshe, të ri, frymëzues, nga Lumi Senë në Paris, në këmbë apo një xhiro me biçikletë te shëtitja në Parkun Kombëtar në Mozambik.

Bregu i Napolit konsiderohet si kryeqyteti italian i kulturës për 2022. Hokkaido, ishulli në veri të Japonisë, është kurorëzuar “Mbretëresha e bukurisë natyrore”, duke i mahnitur vizitorët me ujëvarat dhe natyrën e saj të pasur.

Në qoftë se dëshironi diell dhe aventurë, “National Geographic” rekomandon ujërat antikë të Liqenit Baikal apo njohur si “Deti i shenjtë” rus. Për një aventurë në familje, sugjerohet një shëtitje buzë Danubit apo një shëtitje në Granada të Spanjës.