Përmirësohet ndjeshëm situata nga Covid në vendin tonë. Përgjatë këtyre 24 orëve të fundit, pozitivë kanë rezultuar 69 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në total janë kryer 994 testime.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër”.

Sa i përket jetëve të humbura, betejën nuk ka mundur ta fitojë një qytetar nga Tirana.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç nga Tirana e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”

Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.