Gjykata e Lartë ka rinisur procedurat për plotësimin e 3 vakancave që kanë mbetur në Gjykatën Kushtetuese, anëtarë që duhet të zgjidhen nga radhët e gjyqësorit nga vetë ky institucion.

Vendet e lira janë për tre anëtarë nga gjyqësori. Mësohet se një prej vendeve vakant është ai i gjyqtares Vitore Tushës, të cilës i mbaroi mandatin 9-vjeçar.

Po ashtu vakant është edhe vendi i Fatmir Hoxhës, i cili u shkarkua në vitin 2018, si dhe i Gani Dizdarit, që u shkarkua në vitin 2019.

Sipas Gjykatës së Lartë deri më tani nuk janë paraqitur kandidatura të mjaftueshme. Ndaj edhe për këtë arsye KED nuk ka zhvilluar procedurat.

Gjykata Kushtetuese jep 30 ditë kohë për të dorëzuar kandidaturat dhe dokumentet përkatëse.