Pezullimi i përdorimit të vaksinës së AstraZeneca ka shkaktuar jo pak debat, mes frikës se shkakton mpiksje gjaku.

Disa shtetesh kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine, ndonëse Agjencia Europiane e Barnave ka bërë thirrje që vaksinimi të vazhdojë, pasi vaksina e AstraZeneca nuk shkakton efekte anësore.

Ndërkohë, vaksinimi me AstraZeneca ka filluar edhe në vendin tonë, ndërsa mjeku i njohur Tritan Kalo thotë se debati është vetëm politik.

Për “Abcnews”, Kalo shprehet se pezullimi i vaksinës së AstraZeneca është thjesht një ndëshkim i Britanisë post-Brexit.

“Së pari është katër herë më e lirë se Pfizer- Biontech, së dyti ruhet si vaksinat e tjera dhe jo në -80 gradë si Pfizer-Biontech, së treti është pothuajse po aq efikase sa vaksina e Pfizer-Biontech… Në mbyllje, është thjesht një ndëshkim i Britanisë post-brexit…Politikë përtej arsyes e nevojave njerëzore”, tha mjeku.