Ndërsa Europa përballet me rritjen e shifrave që kanë kthyer frikën ë një mbylljeje të dytë, disa vende të Azisë Jug-Lindore po ecin jashtëzakonisht mirë. Gjatë dy javëve të fundit, Vietnami, Tajlanda dhe Kamboxhia kanë raportuar 0-5 raste të reja ditore mesatarisht, megjithë popullsinë e dendur. Është e rëndësishme të theksohet se mund të ketë nënvlerësim në numërimin e rasteve dhe vdekjeve, por kjo nuk e zvogëlon suksesin që kanë pasur këto vende.

Numri i përgjithshëm i rasteve të Vietnamit është vetëm 1 113, që është jashtëzakonisht i ulët për një popullsi prej gati 100 milion. Një taktikë e përdorur nga autoritetet shëndetësore ka qenë testimi i shënjestruar, që do të thotë kontroll i individëve me rrezik të lartë dhe në ndërtesa dhe lagje ku ka raste të konfirmuara. Autoritetet shëndetësore gjithashtu kanë zbatuar me rigorozitet gjurmimin e gjerë të kontakteve dhe synojnë të identifikojnë ata që rrezikojnë të ekspozohen pavarësisht nga simptomat. Vendi krijoi gjithashtu ambiente karantine për njerëzit e infektuar dhe udhëtarët ndërkombëtarë, duke minimizuar përhapjen brenda familjeve.

Në Tajlandë, vullnetarët kanë vizituar zona të ndryshme, duke dërguar njerëz me simptoma në klinikat mjekësore për testim. Ata gjithashtu u kanë mësuar njerëzve se si duhet të lajnë duart, theksojnë rëndësinë e maskave dhe pastruesit e duarve. Përveç kësaj, Departamenti Thai i Kontrollit të Sëmundjeve ka kontaktuar stafin e spitalit nga çdo provincë për të siguruar që ata të dinë se si të zbulojnë rastet dhe si mund të parandalojnë shpërthimet në spitale. Kjo formë “edukimi” dhe ushtria e vullnetarëve, kanë ndihmuar në mbajtjen e numrit të përgjithshëm të rasteve në pak më shumë se 3 500.

Pavarësisht se ka një sistem relativisht të dobët mjekësor, numri i përgjithshëm i rasteve të Kamboxhias është jashtëzakonisht i ulët, vetëm 283, me zero vdekje. Vendi ka kryer gjurmim të gjerë të kontakteve, duke përdorur 2 900 punonjës të kujdesit shëndetësor, të cilët ishin trajnuar në gjurmimin e kontakteve në fillim të vitit. Vendi gjithashtu iu nënshtrua një mbylljeje të rreptë në fillim të pandemisë duke përfshirë mbylljen e shkollave dhe vendeve të argëtimit. Udhëtimi gjithashtu është kufizuar. Pothuajse 80% e popullsisë së Kamboxhias jeton në zona rurale me një dendësi të ulët të popullsisë, çka e bën më të lehtë menaxhimin e përhapjes dhe për të alokuar burime në vende më të dendura, me rrezik më të lartë si Phnom Penh, Siem Reap dhe Sihanoukville.

Duke provuar SARS dhe epidemitë e gripit të shpendëve, shumë vende aziatike e morën seriozisht kërcënimin e COVID-19 që nga fillimi. Për më tepër, shumë vende zbatuan herët maskë të rreptë dhe distancë fizike. Testimi i shënjestruar, edukimi dhe përfshirja e komunitetit janë kritike për t’iu përgjigjur COVID-19.